Vlerësimi i lartë për fitoren në Europa League, mesfushori i Lacios duartroket Strakoshën: Zotëria i portës së paprekur!

Sarri po vazhdon që të ketë të njëjtën ndarje sa i përket portës së Lacios. Kur bëhet fjalë për kampionatin, Pepe Reina nuk diskutohet si zgjedhje e parë. Ndërkohë në Europa League është Strakosha si gardiani kryesor. Në bazë të vlerësimit të “Leggo.it”, Strakosha ka marrë notën 6.5.

“Një orë si spektator dhe më pas është i vëmendshëm dhe reagon mirë ndaj tinëzare të Lisakovich, më pas shijon fitoren”. Vlerësimet kanë ardhur edhe nga mesfushori i Lacios, Basic, i cili ka komplimentuar Strakoshën nëpërmjet komentit: “Zotëria i portës së paprekur”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *