“Është një sulmues i tmerrshëm”! Eduard Abazi vlerëson Armando Brojën: Shqipëria është me fat!

Figura e njohur e futbollit shqiptar dhe që ka lënë shenjën e tij në histori, Eduard Abazi, ka vlerësuar së tepërmi Armando Brojën. “Sport Ekspres” ka sjellë një intervistë të babait të Brojës në ditën e djeshme, Xhevahir Brojës.

Në të ka lënë komentin e tij për “Sport Ekspres” edhe Abazi. Ky i fundit është shprehur se Shqipëria është me fat që e ka një sulmues të tillë në gjirin e saj. “Suksese këtij djali në karrierën e gjatë dhe të shkëlqyer, gjithashtu edhe familjes. Futbolli është një proces i gjatë ku ka drejtësi, shpeshherë edhe padrejtësi. I uroj shëndet dhe shumë punë, që e karakterizion.

Shqipëria është me fat që e ka një sulmues të tmerrshëm të këtij lloji. E ardhmja është e shkëlqyer, shpresoj ta shoh si titullar të padiskutueshëm te Shqipëria. Të gëzohet ai vetë, familja e tij dhe të gjithë ne që e ndjekim me prespektivën e suksesit të tij dhe të Kombëtares”, u shpreh Abazi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online