Totenhemi ka marrë një rezultat befasues mbrëmjen e sotme. Mura ka mposhtur Spërsat me shifrat 2-1, duke i “gjunjëzuar” me një gol të ardhur në sekondat e fundit. Horvat shënon golin e parë në minutën e 11 për skuadrën sllovene, ndërsa si për të përkeqësuar më shumë situatën për Totenhemin Sesenjon largohet nga fusha me karton të kuq në minutën e 31-të.
Pavarësisht se me një lojtar më pak, anglezët arrijnë të barazojnë me anë të Harri Kejnit në minutën e 72-të. Megjithatë modestët e Muras nuk do të dorëzoheshin deri në fund, ku në sekondat e fundit tundin rrjetën me anë të një kudnërsulmi. Të panjohurit në arenën Europiane, Mura bën surprizën e madhe dhe me këtë rezultat e dërgon ekipin e Antonio Kontes në vendin e tretë në grup, duke i rrezikuar kështu eliminimin nga Liga e Konferencës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
GOAL: NS Mura 2 – 1 Tottenham (Amadej Marosa) 90+4'#UECL #THFC
Follow for more goals @ronaldmorgan_ https://t.co/dEVJEWMMgR
— Ronald Morgan (@ronaldmorgan_) November 25, 2021