Spartaku i Moskës ka befasuar Napolin mbrëmjen e djeshme, duke e mpshtur me rezultatin 2-1. Humbja nuk është pritur mirë në kampion italian, teksa në fund të ndeshjes Spaleti refuzon ti japë dorën trajnerit kundërshtar. Ky gjest e ka bënë kreun e pankinës së Napolit në qendër të vëmendjes, duke marrë edhe kritika.
Vetë klubi rus nuk është kursyer në faqen zyrtare në rrjetin social “Tëitter“, ku e quan një palaço. Ndërkohë vetë Spaleti ka dhënë arsyet e tij se përse nuk i zgjati dorën Rui Vitorias. Sipas tij trajneri kundërshtar nuk erdhi ta përshëndeste përpara ndeshjes, por e bëri këtë vetëm pasi fitoi ekipi i tij.
“Ai nuk më përshëndeti as para ndeshjes. Më pas trajnerët nuk thonë mirupafshim pas ndeshjes vetëm sepse fitoi ekipi juaj. Unë gjithmonë përshëndes një kundërshtar përpara një loje. Është e lehtë të bësh si bëri ai. Duhet të përshëndesësh dikë që vjen të të vizitojë”, ka sqaruar Luçiano Spaleti./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Two emojis to describe this? Hmm…
? and ?
So much for fair play. pic.twitter.com/z3x7Qaxyys
— FC Spartak Moscow (@fcsm_eng) November 24, 2021