VIDEO/ Luan ndeshjen që mund të rezultojë vendimtare për kualifikimin, Olainka tund rrjetën në Ligën e Konferencës

Slavia e Pragës është duke luajtur një ndeshje mjaft të rëndësishme këtë mbrëmje. Skuadra çeke pret Fejnordin në shtëpi dhe me një fitore shkon një hap larg kualifikimit. Vetëm 12 minuta lojë kanë mjaftuar për të shënuar golin e parë, që mban firmën e Peter Olainkës.

Ish-lojtari i Skënderbeut ka marrë një pasim në zonë dhe me portën në dispozicion të tij nuk e ka pasur të vështirë të shtyjë topin në rrjetë. Megjithatë në minutën e 31-të holandezët kanë barazuar shifrat./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *