Ferencvarosi do të luajë një ndeshje të parafundit tërësisht formale ndaj Betisit. Kampionët e Hungarisë renditen në vendin e fundit dhe nuk kanë asnjë shans matematikor për të kërkuar diçka më tepër nga ky edicion, pasi kanë 0 pikë.
Por në këtë ndeshjes trajneri i Ferencvaros do t’i duhet të bëjë pa dy lojtarë të rëndësishëm si Myrto Uzuni dhe Zubkov. Futbollistët në fjalë kanë mbetur në Hungari dhe nuk kanë udhëtuar me skuadrën për shkakun e dëmtimin që kanë pësuar në takimin e fundit të kampionatit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/