Manchester City ndjek hapin e Chelseat në kryesimin e Premier League duke mposhtur me rezultatin 2-0 Evertonin. Tashmë diferenca mes të dy skuadrave të kreut është vetëm tre pikë.
Goli i parë i ndeshjes u shënua nga Rodri, i cili pasi mori një top në ajër, pa u menduar dy herë me një shpejtësi marramendëse e dërgoi topin në rrjetin. Portieri i Evertonit, Pickford e pati të pamundur për të ndaluar golin me atë shpejtësi. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
Rodri’s strike was worth just 0.02(xG).
Absolute rocket ? pic.twitter.com/LGdFBk7qBz
— The xG Philosophy (@xGPhilosophy) November 21, 2021