“Nuk më pëlqyen zgjedhjet te Teuta”, Zhupa analizon afrimet e Kombëtares nga Superiorja: I vëzhgojnë me kujdes, Vllaznia dhe kryeqyteti kanë pasur përparësi

Në emisionin “Ora Sport” që transmetohet në “Ora News”, është folur sa i përket ndeshjeve të Superiores në këtë javë që po lëmë pas. Zhupa ka vlerësuar fitoren e Vllaznisë dhe njëkohësisht ka kritikuar disi zgjedhjet e bëra nga Teuta kundër Skënderbeut, në atë barazim 2-2, por duke theksuar edhe mungesat e durrsakëve.

Në fund nuk mund të lihej pa komentuar edhe afrimet e mundshme te Kombëtarja nga Superiorja, nisur edhe nga prania e Gurishtës në lidhjen live. “Te Teuta nuk më pëlqyen zgjedhjet e bëra për 90 minutat, por ndoshta ndikuan edhe mungesat. Vllaznia fitoi bindshëm, pritej rezultati. Partizani po vazhdon në ujërat e qetë, prodhoi lojë dhe i mungoi efikasiteti para porte.

Vllaznia, Tirana, Partizani, Dinamo kanë pasur përparësi sa i përket Kombëtares. Por tani zgjedhjet janë më të spikatura dhe ka njerëz që i vëzhgojnë lojtarët e Superiores. Në fund bëjnë sygjerimet e tyre te Reja dhe duhet të jenë shumë të saktë atje”, u shpreh Zhupa. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online