VIDEO/ Ekuban fiton besimin e Shevçenkos por nuk i shënon dot Kumbullës, Murinjon e shpëton një 18-vjeçar

Pas tre rezultateve aspak pozitive, Roma rikthehet tek fitorja në Seria A, duke mposhtur 0-2 Genoa-n në transfertë. Roma e nisi mjaft mirë duke gjetur golin me anë të Abraham, por fatkeqësisht për verdhekuqtë goli u anullua me VAR për shkak të prekjes së topit me dorë. Pas këtij episodi ndeshja ishte mjaft e ekuilibruar, ndërsa do të duhej të vinte minuta e 82-të që Roma të shënonte golin e parë më anë të Afena-Gyan. Ganezi gjeti dhe njëherë golin në minutën e 94-të, duke i dhënë fitoren Romës. Ganezi 18-vjeçar përligj besimin e Murinjos, duke ia shpërmbyer në fund me tre pikë të fituara.

Në këtë ndeshje pamë rikthimin si titullar të shqiptarit, Marash Kumbulla, i cili dukej se mundësinë për të luajtur kishte vetëm largimin nga Roma. Qendrëmbrojtësi i Kombëtares zhvilloi një lojë mjaft të mirë, çka rrit shpresat për vazhdimësi. Nga ana tjetër në këtë sfidë ishte prezent për 90 minuta, ish-lojtari i Partizanit, Ekuban, i cili ka fituar besimin e trajnerit të ri, Andri Shevçenko./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *