“Ftesa në Kombëtare? E di mendimin e Roshit, por nuk varet nga ai”, Bregu tregon ecurinë në Turqi: Goli ishte lirim psikologjik

Dejvi Bregu po kalon një formë të mirë në radhët e Bolusporit, ku përtej lojës së mirë arriti të gjente edhe rrugën e rrjetës. Sulmuesi shqiptar ka folur për emisionin “Ora Sport” në “Ora TV”, në të cilin ka treguar përshtatjen e tij në kampionatin turk. Bregu ndan një marrëdhënie të mirë edhe me dy lojtarët e tjerë shqiptarë, Roshin dhe Selmanin, si dhe në fund prek edhe çështjen e Kombëtares. Lojtari vlonjat shprehet se e vetmja gjë që ka në dorë për këtë pjesë është të tregojë futbollin që di të luajë.

“Jam me Selmanin dhe me Roshin. Dy shokë të mirë që pothuajse gjithë kohën e kalojmë bashkë. Edhe stërvitja ndryshon kur je me ata. Të them të drejtën goli ishte një lirim psikologjik, por jo se me mungonte forma e mirë apo vazhdimësia nga sezoni i kaluar. Kam ndihmuar ekipin edhe me asist, por goli është tjetër ndjesi. Shpresoj të vazhdoj kështu dhe të ndihmoj ekipin edhe me pikë. Në fillim ndikon ambientimi. Është gjuha, është ekipi i ri. Edhe jashtë futbollit njerëzit janë goxha të respektueshëm këtu. Që kur kam ardhur më kanë trajtuar shumë mirë. Kampionati turk hedh sytë nga futbollistët shqiptarë dhe bëjnë mirë. Edhe futbollistët shqiptarë mund të luajnë shumë mirë këtu.

Ftesa nga Kombëtarja? Nuk dua të flas për këtë pjesë. E vetmja gjë që kam në dorë është të tregoj futbollin tim. Të tregojë Roshi për mua në Kombëtare? Unë e di mendimin personal të Roshit për mua por kjo nuk varet nga Roshi. Teuta? Një supersezon për Teutën në tërësi. Pas 27 vitesh ia arritëm të dilnim prarë kampion dhe ishte një emocion goxha i bukur. Nga Shqipëria më mungojnë familjarët e mi dhe e dyta më mungon qyteti im, Vlora, që për mua është qyteti më i bukur në Shqipëri”, është shprehur Dejvi Bregu./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online