Te Barcelona janë gjithmonë në kërkim të një Lionel Mesi të ri. Pleshti argjentinas do të kalonte te PSG, por katalanasit kërkojnë të prodhojnë kopjen e re. Një djalosh me shumë prespektiv duket të jetë Pedrito Juarez, i lindur në 2014.
Juarez vjen nga Argjentina, ashtu si edhe Leo Mesi. Vetëm 7-vjeç, por në ndeshjen e fundit tregoi se është më i talentuar se të gjithë bashkëmoshatarët e tij me mënyrën sesi e kontrollon topin. Argjentinasi e nisi topi nga qendra dhe më pas kaloi të gjithë rivalët, për të shënuar golin e fitores në sekondat e fundit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
La magia del fútbol base. Último minuto. 5-5 en el marcador. El prebenjamín del Barça Pedrito Juárez (7 años) la coge, se gambetea a todo lo que le sale por el camino y marca el gol de la victoria. Emoción de los más pequeños de la Masia. Qué bonito es el fútbol #FCBMasia pic.twitter.com/YymE5bnKfw
— Albert Rogé (@albert_roge) November 6, 2021