Një situatë e rrallë ka ardhur nga elita e futbollit turk. Në mbrëmjen e sotme është përballur Gaziantep dhe Kasimpasa, me ndeshjen e përfunduar në shifrat 2-0. Arbitri i takimit, Halis Ozkahya, ka marrë gjithë vëmendjen e mediave europiane.
Pasi janë akorduar 9 minuta shtesë, kryesori i takimit njoftoi për mbylljen e ndeshjes që në minutën e 4 të shtesës. Gabimin do ta kuptonte shumë vonë, teksa i ka kthyer ekipet nga dhoma e zhveshjes për të përfunduar gjithçka në fushën e lojës edhe sa i përket pesë minutave të mbetura. /Sport Ekspres/
? Gaziantep FK – Kas?mpa?a kar??la?mas?nda maç, olmas? gerekenden dört dakika erken bitirilmi?ti. Halis Özkahya, oyuncular? soyunma odas?ndan geri ça??rd?. Kalan süre oynanacak. #GFKvKSP pic.twitter.com/7Mb9mrBzNL
— beIN SPORTS Türkiye (@beINSPORTS_TR) November 5, 2021