U largua nga Gjermania pas 6 vitesh, Abrashi rrëfen raportin e veçantë me Freiburg-un: Trajneri më telefonon ende

Amir Abrashi u largua pas një periudhe 6-vjeçare nga ekipi i Freiburg-ut për të vijuar karrierën e tij në Zvicër. Por kontaktet me klubin gjerman janë ruajtur edhe sot e kësaj dite, teksa vetë mesfushori shqiptar tregon për marrëdhënien e tij me ish-skuadrën. Abrashi flet për mënyrën se si funksionon ekipi i Freiburg-ut, si dhe rrëfen se ish-trajneri e telefonon ende, pavarësisht se nuk është më nën urdhërat e tij.

“Kam ende kontakte me shumë djem. Kohët e fundit kam qenë në Freiburg herë pas here për shkak të lëndimit tim. Unë jam shoku më i mirë i Grifos dhe jam ende në kontakt me Günther, Höler dhe Demiroviç. Edhe Streich (trajneri i Freiburg-ut) më telefonoi mua disa javë më parë. Ju mund të shihni se si ata sillen me lojtarët atje, duke përfshirë ata që tashmë janë larguar.

Tifozët, stafi dhe mënyra se si ata punojnë. Asnjëherë nuk ka arrogancë, as nuk e lejon të ndodhë. Aty ka edhe lojtarë që bëjnë gjithçka për klubin. Asnjëherë nuk e shihni se tifozët e ekipit janë të zemëruar. Kjo tregon se sa të dashur dhe me këmbë në tokë janë këta njerëz. Kjo shpaguhet me kalimin e viteve”, ka treguar Amir Abrashi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online