Skena i lihet përsëri Superiores, kulmimi i emocioneve te Tirana-Dinamo

Java e tetë e “Abissnet Superiores“ nis nga Korça. Skënderbeu pret në shtëpi Kukësin në orën 16:45 me shpresën se mund të jetë çasti i duhur për të shijuar tre pikët e para në këtë sezon. Megjithatë përballë ka një skuadër që ka fituar respektin e shumë tifozëve dhe njerëzve të sportit për shkak të futbollit që zbaton në fushën e lojës. Longo ka bërë të ndihet dora e tij në ekip dhe aktualisht verilindorët kanë sulmin më të mirë në kampionat së bashku me Tiranën.

Ndërkohë vëmendja më e madhe do të jetë në “Air Albania”, ku në 19:45 Tirana pret Dinamon për të luajtur aktin e dytë të triologjisë së tyre. Derbi i kryeqytetit pritet me kërshëri sot dhe premton të mbajë të argëtuar tifozët, çka e tregoi edhe loja e bukur e zhvilluar pak ditë më parë në Kupën e Shqipërisë. Megjithatë këtë herë do të jetë një tjetër histori për të dyja skuadrat, pasi motivimi pritet të jetë shumë më i lartë në të dyja kampet, e aq më tepër në atë bardheblu, me Shehin që kërkon të mbylli fazën e parë të kampionatit si triumfues ndaj të gjithë ekipeve që kanë shpallur kandidaturën për titull kampion./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online