“Po na shohin keq”! Adrian Mutu dhe ikonat e Rumanisë flasin për frikën në Tiranë: Nëse do kapeshim me shqiptarët, do gjendeshim për 3 javë…

Në shtatorin e vitit 2011, Rumania do të luante në Tiranë kundër Shqipërisë për kualifikueset e Europianit të 2012. Disa figura të njohura të Kombëtares së Rumanisë, mes të cilëve dhe Adrian Mutu, zgjodhën që të kalonin pak kohë të bukur në kryeqytetin shqiptar pas përfundimit të takimit. Megjithatë, gjërat nuk shkuan sipas planit për ta. Njëri prej lojtarëve që asokohe vinte për të përfaqësuar Rumaninë, Dorin Goian, ka treguar gjithçka për “Playsport”. Bogdani luante në të njëjtën skuadër me Mutu, te Cezena, ndërsa i këshilloi një lokal ku mund të dëfreheshin për pak orë.

“Më lejoni që t’ju tregoj se çfarë ndodhi në Shqipëri dhe sa rrezikuam. Ngjarja ka ndodhur pas një ndeshje që zhvilluam në Tiranë me trajneri Nea Piti. Në fund na tha se mund të dilnim për disa orë në qytet, por nuk duhej të ktheheshim pas orës 1 të mëngjesit. Mutu luante te Cezena së bashku me Bogdanin. Mutu mori edhe disa shokë më vete, mua, Gabi Torjen dhe Gabi Tamas. Na kishte ftuar Bogdani, hëngrëm, pimë një gotë verë dhe më pas do të largohej. Ishte rreth dhjetë e gjysmë ora dhe Bogdani na tha se nuk kishte shumë vende për të shkuar dhe për t’u ulur në Tiranë, pasi të gjitha ishin të mbyllura, por na rekomandoi një lokal aty afër me grumbullimin tonë.

Bogdani shkoi në shtëpi dhe ne shkuam te lokali që na tha ai. Kur hymë atje, ishte errësirë totale. Në një cep shoh vetëm tre shqiptarë kokëmëdhenj, që ishin ulur me disa vajza. Ata po argëtoheshin në mënyrën e tyre, pa u shqetësuar nga askush, ndërsa gjithë pjesa tjetër e lokalit ishte bosh. Vetëm ne u ulëm në një tavolinë tjetër. Menjherë ishte Tamas që ngacmoi Torjen duke i thënë: “Hej, e e sheh sesa egër dhe keq po na shohin ata ne? Shko dhe futu pak në muhabet me ta”. Por ata njerëzit ndiheshin mirë në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe nuk donin të tjerë. Unë de Mutu e kuptuam se gjërat po rrezikoheshin shumë dhe mund të kalonte në tjetër çmenduri. E ndaluam Torjen, u përpoqëm që ta qetësonim dhe u nisëm për në hotel. Kihte kaluar edhe ora q na kishte caktuar trajneri ynë. Por rrugës po bisedonim me njëri-tjetrin: “Po të kishim hyrë në hall me shqiptarët dhe të grindeshim me ta, do të na kishin gjetur për nja tre javë te lokali ku ishim”, thotë Goian. /Klaudio Ndreca-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *