Cili është problemi i Vllaznisë në këtë sezon? Gjergj Stefa ka një mendim tjetër për pjesën ku po çalojnë shkodranët, ndryshe nga sezoni i shkuar. I ftuar në “Skaner” që transmetohet në “MCN TV”, Stefa shprehet se entuziazmi nuk është më i njëjti te shkodranët pasi ka një shpërndarje të kryesisë.
“Një e vërtetë është se drejtori Djarmati po negocion për të shkuar te Dinamo, po vazhdon negociatat edhe në këto kohë. Është shumë normale një gjë e tillë. Por nga ana tjetër kjo tregon se për trajnerin dhe drejtorin, Vllaznia nuk është më e vetmja shpresë si në sezonin e shkuar për ta”, ka thënë Stefa.
Ndërkohë nisur nga ky lajm, ka reaguar edhe Nevil Dede: “Nëse rezulton e vërtetë, atëherë është e rëndë. Nëse trajneri kërkon të iki në një vend dhe drejtori do të iki në një vend tjetër, atëherë është e rëndë dhe ne po flasim kot këtu pastaj”. /Sport Ekspres/