“Shoku yt Tefiku të kap edhe në beton”! “Peshku” që Osmani kap pas derbit: Shpreso për ndeshjen tjetër

Tirana ka arritur që të fitojë në shifrat 1-0 kundër Partizanit. Autori i golit do të ishte Limaj që me gjakftohtësinë e admirueshme e dërgoi portierin nga njëri krahë dhe topin në tjetrin. Menjëherë pas këtij derbi, ka ardhur një thumbim nga ana e Tefik Osmanit.

Drejtori i Tiranës zgjedh që të “peshkojë në beton”. Qëllimi është për të dërguar një mesazh, por adresa mbetet ende enigmatike. “Shoku yt Tefiku të kap edhe në beton. Shpreso për ndeshjen tjetër”, shkruan Osmani. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *