Një ngjarje e turpshme ka ndodhur në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë. Forcat policore serbe nuk u kanë lejuar hyrjen në shtetin e tyre boksierëve dardanë. Kjo për shkak të simboleve të Kosovës në veshjet e sportistëve. Këtyre të fundit u është kërkuar heqja e tyre në mënyrë që të kalonin kufirin serb.
Sigurisht që një kusht i tillë nuk është pranuar nga pala e Kosovës, e cila është tërhequr mbapsht dhe ka nisur kontaktet me AIBA-n për ti dhënë zgjidhje problemit. Ndëkohë krahë boksierëve dardanë ka dalë edhe delegacioni shqiptar. Trajneri i Shqipërisë ka vendosur të tërheqë sportistët e tij nga Kampionati Botëror i Boksit Amator që do të zhvillohet në Beograd në rast se Serbia nuk lejon kalimin e Kosovës në kufi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/