Java e 6 e Abissnet Superiores nis ditën e sotme, me dy sfida që ngrejnë siparin e saj. Në orën 13:45 do të luhen paralelisht dy duele, njëri në Rrogozhinë e tjetri në Kamëz. Egnatia pret në shtëpi Teutën dhe për herë të parë ka mundësinë të masë forcat me kampionët në fuqi. Rrogozhinasit kanë bërë investime të fuqishme në vitet e fundit dhe tani është momenti për të marrë rezultatet. Megjithëse sapo u ngjit në Superiore, Egnatia nuk shkel në elitë për të qenë thjesht një kalimtare. përkundrazi klubi vjen me synime të qarta dhe me objektiva që shohin lart.
Deri më tani gjenden në vendin e 5-të në renditje me po të njëjtat pikë sa Teuta, prandaj sot kanë shansin ti tregojnë djemve të Martinit dhe gjithë Superiores se sa vlejnë. Ndërkohë në Kamëz luhet një tejtër përballje interesante. Kastrioti pret Laçin, që si rrallë herë në vitet e fundit mbyll renditjen e tabelës me vetëm 2 pikë të grumbulluara./Sport Ekspres/