Jasir Asani ka lënë gjurmë ditën e sotme në Hungari. Futbollisti shqiptar ka shënuar golin e tij të parë në kampionatin hungarez. Ndeshja mes Paksit dhe Kisvardas ka përfunduar në shifrat 2-2 dhe gjithçka nisi nga këmbët e Jasir Asanit.
Sulmuesi shqiptar tregon klasin që në minutë të 4-t, teksa shënjestron trekëndëshin e portës kur topi ishte ende në ajër. I pari për të në aventurën e re me Kisvardën është një supergol, të cilin Asani ka për ta mbajtur mend gjatë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/