Napoli po kalon një formë të jashtëzakonshme këtë sezon. Të kaltrit janë të pandalshëm në Serie A, por serinë e fitoreve e vazhduan edhe sot në Europë. Ekipi napoletan ka mposhtur Legian e Varshëvës me shifrat 3-0 në stadiumin “Diego Armando Maradona”.
Mbrojtja polake do të thyhen në minutën e 76, kur kapiteni Insinje tund rrjetën me një gjuajtje mfajt të bukur brenda zone. Vetëm 4 minuta më pas shtatshkurtri i Napolit jep asistin e golit për Osimhen, ndërsa për të fiksuar shifrat në 3-0 mendon Politano me një supergol në sekondat e fundit.
Titullar nga minuta e parë në këtë përballje ishte edhe Ernest Muçi, i cili u largua nga fusha në minutën e 71-të, pa mundur të lërë gjurmë përpos asaj gjuajtjeje të devijuar në goditje këndi në pjesën e parë. Por pavarësisht rezultatit, Legia ruan ende vendin e parë me 6 pikë të grumbulluara, e ndjekur nga Napoli dhe Leicesteri me nga 4 të tilla./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
https://twitter.com/mabarmabol/status/1451290084800557070