Shqipëria po tërheq gjithnjë e më tepër vëmendje në arenën ndërkombëtare të futbollit. Niveli i kuqezinjve është rritur ndjeshën dhe këtë e kanë vënë re edhe mendiat e huaja. Rasti më i freskët vjen nga Spanja, ku “El Paron“ i kushton një artikull Armando Brojës dhe paraqitjeve të ekipit tonë kombëtar. Media në fjalë vlerëson statistikat e vendosura nga ylli i ri që po lind te Shqipëra, teksa shkruan:
“Duke përjashtuar humbjen kundër Polonisë, Broja shtoi tre ndeshje radhazi duke shënuar, e fundit ishte vendimtare duke shënuar golin e fitores kundër Hungarisë. Broja nuk është ende një titullar i përhershëm në ekipin kombëtar, por paraqitja e tij jashtë stolit është e pamposhtur. Në shtator ai shënoi dy gola dhe dha dy asistime në vetëm gjysmë ore në fushë në dy ndeshje, kundër Hungarisë (gjithashtu golin e fitores 1-0) dhe San Marinos. Është çështje kohe para se trajneri Edoardo Reja të vërë bast mbi të që në fillim dhe momenti mund të jetë kundër Anglisë, vendit ku ai luan dhe ku ka lindur Armando“. Më tej media që i dedikohet vetëm Kombëtareve thekson se shkëlqimi i Brojës nuk është i rastësishëm, pasi futbolli shqiptar po njeh rritje vitet e fundit.
“Nuk është rastësi që Broja ka spikatur javët e fundit. Futbolli shqiptar është rritur shumë vitet e fundit. Nga klubet e saj, gjithnjë e më të pranishme në garat evropiane, deri te diaspora e lojtarëve të saj në ligat kryesore europiane. Serie A ka qenë gjithmonë një terren peshkimi për lojtarët e Ballkanit që e bëjnë veten të njohur për elitën. Ky është rasti i mbrojtësit Elseid Hysaj apo portierëve Etrit Berisha dhe Thomas Strakosha.
Vitet e fundit ata po arrijnë edhe në futbollin spanjoll. Keidi Bare kaloi nëpër moshat e Atlético de Madridit dhe aktualisht është vendosur në Espanyol pasi kaloi nga Málaga. Dhe i fundit ishte Rei Manaj, i cili performoi në një nivel të mirë te Albacete para se të largohej te Barça B dhe më pas te Spezia italiane këtë verë“, shkruan ndër të tjera “El Paron“./Sport Ekspres/