Zyrtare / Shqipëria U-15 do të luajë dy miqësore me Malin e Zi në Podgoricë

0

Kombëtarja shqiptare U-15 rikthehet në aksion pas një pauze të shkurtër, ku për shkak të pandemisë Covid-19 nuk ka mundur të marrë pjesë në kompeticionin e përvitshëm që organizohet nga UEFA për këtë grup-moshë.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se përfaqësuesja kuqezi do të zhvillojë dy ndeshje miqësore me Malin e Zi U-15 në datat 26 dhe 28 tetor. Të dyja ndeshjet do të luhen në Podgoricë dhe do të nisin në ora 14:00. Trajneri i kuqezinjve, Armand Dama do të shpallë listën e lojtarëve të përzgjedhur para grumbullimit që do të nisë më 23 tetor me skuadrën që do të mblidhet në Ulqin, ku do të zhvillojë edhe përgatitjet dy miqësore. Grumbullimi do të zgjasë 6 ditë dhe stafi teknik do të ketë mundësi të shohë në aksion lojtarë të vitlindjes 2007. Synimi i këtyre ndeshjeve është për të monitoruar ecurinë dhe gjendjen e këtyre lojtarëve e për të përzgjedhur elementët e perspektivës që mund të jenë të vlefshëm për të kaluar në ekipet Kombëtare U-16, U-17 e me radhë.

Për këtë arsye stafi teknik i përfaqësueses së 15-vjeçarëve ka nisur nga puna për rindërtimin e skuadrës, pasi pritet që shumë lojtarë të jenë për herë të parë në këtë skuadër. Këto lojtarë në fakt nuk do të jenë të panjohur për specialistët e ekipeve kombëtare, pasi kanë pjesë e përfaqësueseve rajonale dhe kanë marrë pjesë nëpër turnetë e organizuara nga Zyrat Rajonale të FSHF-së.Në vitin 2021 nuk u zhvillua UEFA Develpoment Tournament, turneu për moshat U-15, pasi UEFA e anuloi për shkak të pandemisë Covid-19, ashtu siç bëri me disa kompeticione të tjera për moshat. Gjithsesi, vitin e ardhshëm ky kompeticion pritet të zhvillohet normalisht dhe Shqipëria do të përfaqësohet me Kombëtaren e moshës U-15 si zakonisht.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.