Milani do të luajë ditën e nesërme ndaj Portos, ku do të kërkojë fitoren e parë në fazën e grupeve. Kuqezinjtë vijnë nga dy humbje dramatike dhe më përmbysje ndaj Liverpool e Atletico Madrid. Shanset e kualifikimit të Milanit në fazën me eleminim janë shumë të pakëta, prandaj fitorja ndaj portugezëve shihet si një detyrim. Megjithatë duket se trajneri Stefano Pioli është i pafatë, teksa do të mungojnë pothuajse gjysma e lojtarëve kryesorë.
Theo Hernandez dhe Brahim Diaz janë pozitiv me Covid-19 dhe do të mungojnë ndaj Portos. Ndërkohë që Maignan, Florenzi dhe Rebiç janë të dëmtuar dhe do të qëndrojnë larg fushave për një kohë të gjatë. Gjithashtu dhe Kessie u ndëshkua me kartonin e kuq ndaj Atletico Madrid dhe do të humbë ndeshjen e ardhshme ndaj Portos./Elio Hajdari-Sport Ekspres/