Në orën 16:00 ishte nën urdhërat e Pep Guardiolës dhe fill pas ndeshjes është nisur për të luajtur një tjetër ndeshje. I tillë ishte rasti i Cole Palmer. Talenti i ri në radhët e Manchester City-t ka tërhequr vëmendjen në Angli. Futbollisti 19-vjeçar është aktivizuar në minutat e fundit në duelin që “qytetarët“ patën me Burnley-n, ndërsa menjëherë pas vërshëllimës së trefishtë të arbitrit ka shkuar të luajë me skuadrën e Akademisë së Manchester City-t. Mesfushori anlgez ka shkëlqyer me një triplet të realizuar kundër Leicester-it në fitoren 5-0 ndaj këtyre të fundit.
“Të luash me ekipin e parë në orën katër dhe të shënosh një hat -trick e të marrësh tre pikë, po, një ditë e mirë. Të gjithë duan të luajnë ndeshje, kështu që kur pashë mundësinë mendova se mund të vija dhe të luaja, kështu që atë bëra. Unë jam duke bërë atë që dua, nuk mund të ankohem. Jam duke luajtur kështu që nuk është problem. Është e qartë se është e vështirë të mbash përqendrimin gjatë gjithë ditës dhe të mbash energjinë, por përveç kësaj më pëlqeu vërtetë”, ka thënë Cole Palmer./Halit Delibashi-Sport Ekspres/