Ernest Muçi po vazhdon që të aktivizohet me Legian e Varshavës, ndërsa fillimi i sezonit nisi në mënyrën më të mirë për të me super golat e shënuara me fanellën e polakëve. Trajneri Reja do ta grumbullonte në ndeshjet e shtatorit, por e dërgoi në tribunë pasi nuk i pëlqeu performanca e treguar në stërvitje. Në lidhje me këtë çështje, Bashkim Tufa u shpreh për “Ora Sport” se ky futbollist mund të ishte titullar edhe ndaj Polonisë, për të mos e diskutuar aspektin e grumbullimit.
“Ne fokusohemi nga një ndeshje dhe nga një lojtar. Si rregull aktivizohen vetëm ata futbollistë që kanë më shumë minuta në këmbë. E njihni një Ernest Muci? Luan te Legia. 7 ndeshje dhe 4 gola me Kombëtaren. Pse nuk është thirrur? Përse i grumbullojmë me Kombëtaren dhe shkon te Shpresat?. Përse mos të luante ndaj Polonisë?”, pyet Bashkim Tufa. /Sport Ekspres/