James Rodriguez i ka varur këpucët në gozhdë prej kohësh, megjithëse figuron ende si futbollist. Dikur si ylli i madh që rrëmbeu gjithë vëmendjen e Europës, por jeta e shfrenuar e këtij lojtari nuk i përkiste profesionit. Për këtë arsye do të largohej nga Evertoni dhe zgjodhi që të shkonte në Katar.
Në ditën e djeshme Rodriguez ka debutuar me Al Rayyan dhe ishte tërësisht për t’u harruar me ndeshjen më dëshpëruese që ka zhvilluar në vitet e fundit. Prekjet e topit numëroheshin me gishtat e njërës dorë, megjithëse ishte për 88 minuta në fushën e blertë. /Sport Ekspres/