Partizani nuk e ka marrë ende fitoren e parë dhe për këtë tifozët e kuq kanë pritur 5 javë të kampionatit. Ndërkohë ndeshja e radhës nuk do të jetë aspak e lehtë që ekipi i Dajës të rregulloj statistikat.
Bëhet fjalë për derbin që do të zhvillojnë kundër Tiranës. Para këtij takimit, besnikët e Partizanit, “Ultras Guerrils”, kërkojnë fitoren me çdo kusht për të falur në një farë mënyre të gjitha rezultatet e arritua deri më tani. Në fund, nuk mund të mungonte ironia për mungesën e biletarisë. /Sport Ekspres/