Çfarë u fitua në “humbjen” e Partizanit! Më i miri lihej në stol, Sota dalloi mbi të gjithë të tjerët

Në atë barazim që Partizani arriti ndaj Kukësit dhe shijoi si një humbje, kishte një futbollist që dalloi mbi të gjithë të tjerët tek të kuqtë. Bëhet fjalë për mbrojtësin Sota, i cili më parë është preferuar në stol.

Mbrojtësi 23-vjeçar që ka dalë nga akademia e Apolonisë ishte garanci e jashtëzakonshme në mbrojtje dhe la në hije edhe veteranin Belica për saktësinë në ndërhyrje. Shtatlartë dhe i shpejtë për të ndaluar kundërshtarët, duke ia dalë edhe përballë një lojtari me kualitete të mëdha si Fejiao, Sota e ka kaluar me sukses “provën e zjarrit”.

Një tregues i qartë ky se Daja e ka me detyrim për t’i besuar fanellën e titullarit për sa kohë që Sota luan në këto nivele. Nga krahu tjetër Partizani ka vuajtur në pjesën e prapavijës dhe nuk ka treguar ndonjë siguri të mëdha. Mes emrave të bujshëm që erdhën në merkato, Sota ka zhvilluar ndeshjen me notën më të lartë në 90 minuta dhe që të fal besim për të ardhmen.

Por duhet të përmirësohet në tërheqjen me skuadrën për të nxjerrë kundërshtarët në pozicion jashtë loje pasi mbajti Bashën në mundësinë e artë të golit në pjesën e parë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *