“Broja ishte i shkëlqyer“, ish-lojtari i Manchester City-t i thur elozhe talentit shqiptar: Mori shpërblimin për punën e palodhur

Pas periudhës fantastike me Kombëtaren, Armando Broja tregon cilësitë e tij edhe në Premier League. Në ndeshjen e parë titullar me Southamptonin në elitën e Anglisë arrin të debutojë me gol, i cili më pas do i jepte edhe tre pikët skuadrës. Paraqitja pozitive në fundjavë ka marrë edhe vlerësimin e Micah Richard. Ish-lojtari i Manchester City-t, tashmë analist në studiot televizive, ka thurur elozhe për Brojën. Richard është shprehur për “BBC” se sulmuesi shqiptar ishte i shkëlqyer dhe se mori shpërblimin e punës së palodhur.

“Broja ishte i shkëlqyer. Vetëm 20 vjeç dhe në huazim nga Chelsea. Chelsea ka një akademi të madhe, me të vërtetë e ka. Broja vendosi ritmin që nga fillimi i ndeshjes. Ai po punonte shumë për skuadrën që ta kthente topin dhe disa njerëz mund të mendojnë se është e thjeshtë, por ajo vendos ritmin. Ai merr shpërblimin për të gjithë punën e tij të palodhur. Ishte te Vitesse sezonin e kaluar ku shënoi 11 gola, shënoi për Shqipërinë edhe në mesjavë. Ishte një gol i bukur kundër Leeds dhe kjo është ajo që j nevojitet. Koha e duhur, vendi i duhur. Besimi u rrit, ai po vraponte prapa. Kur i sheh sulmuesit tuaj që kthehen pas [për topin] kjo i bën tifozët të ndizen dhe kjo është ajo që i duhej Southamptonit”, ka thënë Micah Richards./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online