Matko Djarmati ka dhënë një intervistë për emisionin “Skaner” në “MCN TV“. Drejtori sportiv i Vllaznisë ka komentuar kampionatin që është zhvilluar deri më tani, duke e konsideruar si të barabartë mes ekipeve dhe shumë më të vështirë se sezoni i shkuar. Sa i përket duelit të nesërm me Dinamon, kroati është i mendimit se presioni bie më tepër në radhët e kuqebluve.
“Është një kampionat i barabartë dhe fitorja e Tiranës sot i jep një vlerë të madhe këtij ekipi. Mendoja për pak më shumë nga Skënderbeu ndaj Kastriotit. Laçi nuk është në një situatë të mirë.
7 ose 8 ekipe do të jenë në luftë për kupat e Europës. Do jetë një kampionat më i ashpër, për shkak se edhe Vllaznia ka ardhur në këtë pozitë, që në fillim të kampionatit të vendosim objektiva të qartë. Kukësi ka një ekip interesant dhe kanë bërë ndeshje të mirë.
Laçi nuk është aty ku duhet dhe shumë shpejt do jetë atje lart. Te Vllaznia kemi objektiva dhe do të provojmë t’i realizojmë. Objektivat i kemi të qarta, të arrijmë kupat e Europës dhe më pas të tentojmë titullin. Objektivat janë të njëjtë si vjet, nuk i kemi ndryshuar objektivat.
Vllaznia e vjetshme ishte surprizë, këtë vit nuk është surprizë. Sivjet nuk e kemi nisur nga 0, 70% i ekipit ishte aty. Vjet nuk ishte konkurrenca kaq e fortë sa këtë sezon. Kampionati këtë vit është 30% më i fortë, kjo edhe për shkak se Vllaznia është rritur.
Në ndeshjen e nesërme, mendoj se presioni më i madh është te ne. Dinamo është kënaqur me rezultatet e arritura deri tani. Unë mendoj se do kishim marrë pak më shumë në ndeshjet e para. Ne kemi më shumë presion nesër. Ata vijnë më të qetë. Të mos harrojmë që luajmë në stadiumin tonë, nuk do jetë në maksimum, por jam i sigurt që ekipi do të japë maksimumin.
Fitorja ishte një hap i madh për Tiranën, deri tani kampionati ishte shumë i ekuilibruar. Na krijon pak presionin, por kemi harruar vendin e parë dhe nesër shkojmë për vendin e dytë”, është shprehur Matko Djarmati./Halit Delibashi-Sport Ekspres/