“Të largohej që minutën e 15”, Ruço i ashpër me Hysajn: Bëri një stopim të çuditshëm që nuk e kam parë as në lagje

Edmond Ruço ka qenë i ftuar në emisionin “Ora Sport” në “Ora TV”, ku ka folur edhe për ekipin kombëtar. Trajneri shqiptar ka lëshuar kritika të forta për Elseid Hysajn. Një nga lojtarët që prej vitesh luan në nivele të larta në Itali, por që me kuqezinjtë nuk ka qenë në lartësinë e pritur prej tij. Loja e shkodranit ka lënë përshtypje negative për Ruçon, i cili është shprehur se ishte një futbollist që duhej larguar që në minutat e para të lojës.

“Do ta dish kush ishte për tu hequr që në minutën e 15? Hysaj. Kam parë një stopim topi të çuditshëm që nuk e kam parë as në lagje. Nuk e di. Lojtari i Serië a të marri një kontroll topi të atillë?! Ai mund të luajë shumë mirë te Napoli apo të Lacio tani, por me ekipin kombëtar unë nuk e kam parë ndonjëherë në lartësinë e duhur”, ka thënë Edmond Ruço./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online