Manchester United është mundur në shifrat 4-2 ndaj Leicester në kampionat, atje ku Ronaldo ka luajtur për 90 minuta. Golat e Greenëod dhe Rashford nuk do t’i mjaftonin “djajëve të kuq” për të dalë me tre pikët nga takimi, teksa Tielemans, Soyuncu, Vardy dhe Daka kanë vendosur historikun e ndeshjes.
Ndërkohë Cristiano Ronaldo ka zhvilluar një nga ndeshjet më të dobëta pasi nuk ishte protagonist në asnjë moment të vetëm, në një kohë që Manchester United kërkonte ndihmën e portugezit për të mos dalë pa pikë. /Sport Ekspres/