Egnatia ka bërë surprizën në ndeshjet e sotme të Superiores. Këtë herë duke fituar në transfertën e vështirë të Laçit (jo të këtij sezoni), falë realizimit të “bishës” Pedro Augusto. Braziliani duket se do të jetë një “makineri golash” dhe është i aftë që të realizojë në të gjitha mënyrat. Pas kombinimeve të bukura mes lojtarëve të Egnatias, do të vinte goditja fatale e Augustos që e dërgoi topin në rrjetë.
Kështu Laçi shkon në vendin e fundit të renditjes me vetëm dy pikë, ndërsa trajneri i kurbinasve rrezikon seriozisht shkarkimin. Nga ana tjetër Kastrioti ka fituar në shifrat 2-0 ndaj Skënderbeut falë Bashës dhe Rami që shënuan në pjesën e dytë. Por asgjë e vjedhur për krutanët që u ndaluan në pjesën më të madhe falë portierit të Skënderbeut, Rexhepit, që ishte në super formë dhe sërish nuk i mjaftoi korcarëve. /Sport Ekspres/
Laçi-Egnatia 1-0 Pedro Augusto 75′
Laçi: Dajsinani; Roganoviç, Shehu, Lushkja, Turkaj, Mazrekaj, Guindo, Deliu, Velija, Velkovski, Zarubica
Egnatia: Puja; Ymeralilaj, Kacbufi, Krasniqi, Cyrbja, Iseni, Bardis, Krivanjeva, Imeri, Allmuça, Pedro Augusto
Kastrioti-Skënderbeu 2-0 Basha 65′, Rami 84′
Kastrioti: Sali; Neziri, Karakaci, Greca, Mëllugja, Ajazi, Basha, Onanuga, Prodani, Grgiç, Cala
Skënderbeu: Rexhepi; Sadriu, Vitija, Zguro, Meksi, Bajrami, Vangjeli, Mara, Mensah, Moraes, Berisha