Muajin e ardhshëm do të zhvillohet edhe ceremonia e ndarjes së çmimit “Topi i Artë”. Levadovski është një nga kandidatët kryesorë, ndërsa më favorit shihet Lionel Messi. Por kundër kësaj ideje është ish-mbrojtësi anësor, Patrice Evra, i cili shfryn ndaj argjentinasit dhe zgjedh Kantenë dhe Jorginho-n si lojtarët që e meritojnë këtë trofe.
“Sipas mendimit tim, Topi i Artë duhet t’i shkojë N’Golo Kante ose Jorginho. Me ka ardhur në majë të hundës duke ia dhënë Messit. Çfarë fitoi këtë vit? Mirë, Copa America. Por çfarë bëri ai me Barcelonën?”, është shprehur Patrice Evra./Halit Delibashi-Sport Ekspres/