Simone Inzagin e pret një fundjavë e vështirë, teksa përballë në fushën e lojës do të ketë të shkuarën e tij. Interi do të luajë kundër Lacios pasditen e nesërme dhe objektivi i vetëm për të dyja skuadrat është fitorja. Në konferencën për shtyp të dhënë ditën e sotme Inzagi falenderon Igli Taren dhe Lotiton, pasi nëse nuk do të ishin ata të dy atëherë karriera e tij si trajner nuk do të kishte marrë këto përmasa.
“Ne kemi dëgjuar dhe lexuar për gjithçka. Përtej kësaj unë mendoj se Lotito dhe Tare kanë qenë dy njerëz shumë të rëndësishëm në karrierën time si trajner. Falë tyre unë stërvita Lacion, kurrë nuk do të ndalem së falenderuari ata duke e ditur që ne jemi integruar mirë dhe kemi arritur rezultate të shkëlqyera”, ka thënë ndër të tjera Inzagi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/