“Qava se humbëm, duhet të jemi të fuqishëm”! Vogëlushi që derdhi lot për Kombëtaren: Dua të luaj për Shqipërinë kur të rritem

Amar Hasani, vogëlushi 7-vjeçar ka bërë xhiron e rrjeteve sociale pas dëshpërimit në golin e pësuar të Shqipërisë. Gjatë një interviste me Ernest Koci në Report TV, vogëlushi nga Lugina kërkon që Shqipëria të bëhet më e fuqishme në të ardhmen.

“Qava sepse Shqipëria humbi, por do të fitojmë së shpejti. Kur të rritem dua të bëhem futbollist dhe të luaj për Kombëtaren.

Futbollistët e Kombëtares unë i dua me zemër dhe shumë, por ne duhet të bëhemi më të fortë dhe të fitojmë fuqi,”-tha Hasani. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *