Kartoni i Armando Brojës shkon në 30 milionë euro, në Angli e bëjnë të sigurt fanellën e titullarit në fundjavë

Armando Broja ishte heroi i Shqipërisë në dy përballjet kundër Hungarisë, ku arriti të zgjidhë ndeshjet me dy gola fantastikë e të një niveli të lartë. Sulmuesi shqiptar shihet si një nga talentet më premtues për të ardhmen, ndërsa vlera e tij në treg llogaritet të jetë 20-30 milionë euro sipas përllogaritjeve të kryera së fundmi nga CIES.

Pas paraqitjeve mjaft pozitive me Kombëtaren tashmë është vendi për të treguar veten e tij në Premier League. Mediat angleze pranë Southamptonit e bëjnë thuajse të sigurt fanellën e titullarit në fundjavë për 20-vjeçarin. Adams do të mungojë për trajnerin Hasenhuttl për shkak dëmtimi, për këtë arsye Broja pritet të debutojë për herë të parë nga fillimi ndeshjen në elitën e futbollit anglez./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *