14 tetor! Kjo datë ka lënë jo pak gjurmë për shqiptarët që shfaqën heroizmin e tyre në Beograd. Këtë ngjarje e ka kujtuar edhe Alban Meha, një nga protagonistët e gjithë ngjarjes që nuk kishte të bënte me futbollin. Në një prej tifozëve që hyri në fushën e blertë, Meha ka ndërhyrë duke e god.itur në mënyrë që të mbronte shokun e skuadrës, Kukelin.
Ndërkohë mesfushori që kishte goditjen e jashtëzakonshme nga distanca, ishte gjithashtu sy patrembur në momentin kur gjendej fare pranë vendit ku ndodheshin gjithë tifozët serbë. Padyshim që kjo ngjarje do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët. /Sport Ekspres/