“Polakët ishin të trembur nga tifozët”, Xhihani konfirmon: Incidenti erdhi nga Plisat! Shqipëria do të luajë pa tifozë, duhet parë numri

Shqipëria ka humbur ndaj Polonisë në shifrat 0-1, në stadiumin “Air Albania” që ishte i stërmbushur. Pas momentit të golit ka pasur edhe inicidente me hidhjen e shisheve, ndërsa Xhihani raportoi për “Supersport” se ka marrë konfirmimin për dënimin e Shqipërisë pa tifozë.

“Kam folur me pjesëtarë të UEFA-s. Dënim pa tifozë do të ketë për Shqipërinë, engimë mbetet ende numri i ndeshjeve që do të luajmë pa tifozë. Në kampionat mund të anashkalohej, por jo me Kombëtare. Plisat vërshuan gotat dhe shishet, duhet kuptuar gjaknxehtësia dhe dëshpërimi. Polakët ishin të trembur nga atmosfera para ndeshje, rrallë kam parë një stadium të tillë”, tha Xhihani. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online