“Të mos gjejmë gjilpërë në kashtë”! Reja: Gabimi i Hysajt dhe Berishës! Polakët rezistuan 90 minuta, ne vetëm 60 minuta

Shqipëria ka humbur ndaj Polonisë në shifrat 0-1, atje ku vendosi goli i Sëiderski. Rezultati më i drejtë në këtë takim do të ishte barazimi, por kushtoi së tepërmi gabimi i Hysajt në mbulimin e Sëiderskit, që solli edhe humbjen e ndeshjes.

Pavarësisht performancës së mirë të kuqezinjëve, kjo nuk mjaftoi për të dalë me pikë. Në momentin e golit Sëiderski provokoi tifozët shqiptarë dhe menjëherë nisi hedhja e shisheve në drejtim të tij. Arbitri ndërpreu ndeshjen dhe pas 15 minutash pushimi do të rifillionte gjithçka, por fatkeqësisht pa ndërruar rezultatin. Më poshtë gjeni intervistat e lojtarëve për “Supersport:

Reja: “Ne kishim pak rënie fizike me kalimin e minutave, po e ulnim ritmin. Polakët ishin consistent. Bare duhej të dilte pak më shpejt nga fusha. Flisja me të gjatë gjithë kohës, por ai thoshte gjithmonë se donte të provonte dhe të provonte për të qëndruar në fushë. Shumë keq që e pësuam golin, më vjen keq vërtet. Kishim mungesa që na kanë penalizuar, por sigurisht që te ne nuk ka lojtarë stolid he titullari. Tifozët shqiptarë ishin fantastik, me një publik të tillë ia vlente që ne të luftonim deri në momentin e fundit. Nuk dua të qahem për mungesat.

Rasti i golit? Gola të tillë nuk duhen pësuar. Asisti i lojtarit të Polonisë ishte i shkëlqyer. Ne thjeshtë duhet të markonim sulmuesit kundërshtar. Gabimi i Hysajt dhe Berishës, nuk duhet të fajësoj askënd. Nuk loza për barazim, kam aktivizuar Brojën për tre pikët. Por djema, ishim duke luajtur kundër polakëve që kanë lojtarë me nivel shumë të lartë dhe fizikisht që rrezistojnë për 90 minuta me të njëjtin ritëm, ndërsa ne e mbajtëm me ritëm për 60 minuta. Të mos gjejmë gjilpërë në kashtë”.

Ismajli: “Kemi bërë ndeshje shumë të mirë, falenderoj tifozët. Nuk kishim fat në anën tonë, këto episode ka futbolli. E ardhmja do të jetë shumë e mirë. Leëandoëski? Shënon 50 gola për sezon, por me Kumbullën e kam mbajtur shumë mirë. Kështu është kur nuk i shfrytëzon rastet, ne kishim mundësinë për të fituar dhe në fund jemi dënuar”.

Ramadani: “Na mungoi goli se luajtëm shumë mirë. Më vjen keq për mungesat dhe lojtarët që u infektuan me COVID, se e kam provuar vetë. Unë vij me kënaqësi këtu, luaj apo nuk luaj. Edhe nëse shkoj në tribunë, unë do të vij prapë”

Hysaj: “Ata nuk po krijonin rrezik të madh për mbrojtjen tonë. Për mua Shqipëria ka bërë ndeshjen më të mirë të këtij kompeticion. Jam i sigurt se do të shkojmë sa më larg në këtë mënyrë. Nuk kam pasur ndonjë ndjesi gjatë ndeshjes se do të na shënonin. Ne treguam karakter sot.  Rasti i golit, gabimi im? Është një rast që o e kap, o se kap. Nuk ka ndodh neve që të shënojmë nga këto gola”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online