Florian Marku po prek majat më të larta në karrierën e tij. Boksieri 29-vjeçar është kthyer në vendlindjen e tij si kampion në peshat e mesme dhe si i tillë është pritur nga bashkëkombasit e tij. Marku është shprehur në mikrofonin e “Top Channel” se la ndjerë një përkrahje të madhe nga shqiptarët, ndërsa shumë prej tyre e ndjekin nga pas në rrugë për ta takuar.
“Hera e parë që e kam përjetuar një mbështetje kaq të madhe. Kur kam ardhur në Shqipëri kam parë gjëra të reja. Njërëzit më ndalojnë në rrugë, më ndjekin me vrap që të vijnë të më takojnë e të bëjnë foto. Jam i lumtur.
Shqiptarët gjithmonë më kanë përkrahur. Kur më shohin mua me flamurin shqiptar që e përfaqësoj Shqipërinë me krenari, besoj që çmallen pak se shumë vetë nuk e kanë mundësinë të kthehen në Shqipëri se janë pa letra. Por mundohem sa më shumë t’jua sjell Shqipërinë në Angli dhe ti bëj të gjithë krenarë”, është shprehur Florian Marku./Halit Delibashi-Sport Ekspres/