“Ishte pa kuptim“, Jemini bën moviolën e ngjarjes në Korçë: Po sikur të dilte fare nga loja, kujt do ia jepte kartonin?

Ndeshja mes Skënderbeut dhe Vllaznisë prodhoi një ngjarje të pazakontë, kur menjëherë pasi lojtarët zbresin në fushë për të nisur pjesën e dytë, gjyqtari ndëshkon me karton të kuq Adilin. Shkak ishte një konfrontim i tijin me kundërshtarin Zguro, ndërsa më pas pjesë e kësaj zënke u bë edhe trajneri Memelli, i cili ndërhyri me qëllimin për të qetësuar gjakrat.

Ish-arbitri i Superiores, Lorenc Jemini nuk është dakort me mënyrën se si gjyqtari i ndeshjes ka menaxhuar situatën e krijuar. Në moviolën e bërë në “Procesi Sportiv“, Jemini shprehej se e njëjta masë ndëshkimore duhej ndjekur edhe me Zguron, si dhe nxjerrja e kartonëve duhej bërë që në fund të pjesës së parë e të mos pritej nisja e fraksionit të dytë të lojës.

“Këtu Memelli ka gabuar, sepse nuk i takon trajnerit të futet në atë lloj dyluftimi të ndajë lojtarët. Sepse një ndërhyrje e tillë në lojtarë provokon skena. Lojtari kundërshtar ka shtyrë me dorë Memellin plus që aty pastaj ka pasur edhe sharje e ofendime me njëri-tjetrin. Shiko çfarë ndodh pastaj. Memelli ndan lojtarin për të mbrojtur të vetin, por konfrontohet me lojtarin e Vllaznisë. Ka edhe diçka tjetër pastaj. Në rregull, me të drejtë Adili ka marrë kartonin e dytë të verdhë, por shiko çfarë bën Zguro pastaj.

A duhej të ndiqej e njëjta masë me Zguron? E ka një karton të verdhë edhe Zguro, a duhet të dilte edhe ai me të kuq? Duhet shpjeguar që lojtarët në fund të pjesës së parë futen në dhomë dhe kur dalin marrin kartonin. Nëse gabojnë lojtarët ua jep që këtu (në fund të pjesës së parë) kartonin. Po sikur ta ndërronte (futbollistin) dhe të dilte fare nga loja, kujt do ia jepte kartonin? Pa kuptim ishte“, ka thënë Lorenc Jemini./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online