“U kapërdiva fort kur dëgjova fjalët e presidentit”, Mbape e thotë hapur: Kërkova largimin që në korrik

Kilian Mbape është rrëfyer së fundmi në një intervistë për “RMC Sport”, ku zbulon se i ka kërkuar klubit largimin që në fund të muajit korrik. Sulmuesi francez tregon se nuk e ka pritur aspak lehtë momentin kur ka dëgjuar presidentin e PSG-së të deklaronte se ai nuk do të largohej kurrë falas.

“Është e frikshme kur presidenti juaj thotë se “ai kurrë nuk do të largohet falas”. Kur e dëgjova atë, u kapërdiva fort dhe thashë me vete: “kështu që çfarë do të ndodhë këtu”? Unë kërkova të largohesha, sepse nga momenti që nuk doja të zgjasja [kontratën time], doja që klubi të kishte një tarifë transferimi për të gjetur një zëvendësues cilësor.

Është një klub që më ka dhënë shumë, unë kam qenë gjithmonë i lumtur, katër vitet që kam kaluar këtu, dhe unë jam akoma i lumtur. I njoftova mjaft herët … I thashë, nëse nuk dëshiron që unë të iki, unë do të qëndroj.

Njerëzit kanë thënë se kam refuzuar gjashtë ose shtatë oferta të rinovimit, se nuk dua të flas me [drejtorin sportiv] Leonardon. Kjo nuk është absolutisht e vërtetë.  Unë thashë në fund të korrikut se doja të largohesha”, ka thënë Kilian Mbape./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *