“Pikët e lëna me Teutën djegin“, Gurishta dëshiron ngjyrat kuqezi: Kombëtarja ëndërr, vjet bëra një kampionat shumë të mirë

Erdenis Gurishta ka komentuar ecurinë e Vllaznisë në këto katër javë të para të zhvilluara në “Abissnet Superiore“, ku nuk duket edhe aq i kënaqur me nisjen e skuadrës së tij, pavarësisht se përballë ka pasur rivalë të vështirë. Në një lidhje direkte me emisionin “Zona Zero“ në “Top Channel“, kapiteni i kuqebluve tregon edhe pengun e tij deri në këtë fazë të kampionatit, si dhe pranon se do e dëshironte një ftesë të Kombëtares.

“E mira s’ka fund. Mund të them deri diku i kënaqur, por jo shumë i kënaqur. Patëm mundësinë që të kishim më shumë pikë. Por futbolli kështu është, jo gjithmonë merr atë që meriton. Gjithsesi katër javë kanë kaluar. Ishin katër skuadra të forta. Mos të harrojmë që kemi pasur tre ndeshje në transfertë dhe një në Shkodër. Kemi pasur tre ndeshje me tre ekipe pretendente. Kështu që nuk mund të them që ishte një nisje e keqe.

Sinqerisht pikët e lëna me Teutën djegin më shumë. Kishim gjithçka nën kontroll, ishim 1-0, kishim një lojtar më shumë dhe në momentin më të mirë të tonin u ndëshkuam vetëm nga një episod i Teutës. Dhe ajo ndeshje të vjen më shumë keq, sepse luhej edhe në Shkodër e kishte më shumë tifozeri.

Këtë vit do jetë një kampionat shumë i bukur. Të gjitha ekipet janë përforcuar. Nuk dihet kush do shkojë në Europë e kush do mbesë jashtë Europës. E shoh Dinamon një ekip shumë të fortë, shoh Partizanin gjithashtu të fortë pavarësisht se nuk e ka nisur mirë këto javë të parë. Tirana dihet, Teuta, Laçi, pra janë shumë ekipe që janë rivale të Vllaznisë.

Çdo lojtar e mendon ekipin kombëtar, sepse është një ëndërr e çdo futbollisti. Kam bërë një kampionat shumë të mirë edhe vitin e kaluar. Por gjithsesi unë do të vazhdoj të jem po ai Gurishta dhe të përmirësohem edhe më shumë. Pastaj Kombëtarja… nuk e di. Nuk e ç’të them“, ka deklaruar Erdenis Gurishta./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online