A do të qëndrojnë dot në Superiore? Krasniqi e thotë hapur: As që e diskutojmë fare, çdo lojtar do të donte të ishte pjesë e Egnatias

Egnatia ka gjithë entuziazmin e duhur pas ngjitjes në Superiore për t’i marrë maksimumin këtyre ndeshjeve të para. Me stadiumin e ri dhe ardhjen në elitën e futbollit shqiptar, skuadra nga Rogozhina mbështetet nga një numër i madh njerëzish që e ndjekin në shtëpi. Kjo u pa edhe ndaj Kastriotit, atje ku Egnatia fitoi me shifrat 2-1 në minutat e fundit. I ftuar në emisionin “Ora Sport”, Krasniqi është shprehur se Egnatia nuk e diskuton aspak qëndrimin në kategori.

“Ishte ndeshje e luftuar nga të dy anët, Kastroti është ekip i mirë. Goli që na shënuan ishte gabimi ynë personal. Cdo futbollist do të donte që të ishte pjesë e Egnatias në këtë sezon. Gjithcka është perfekte dhe stërvitjen e bëjmë në stadium. Dua të ndalemi pak te goli i Kastriotit pasi goli duket se është bërë me dorë. Ne qëndrojmë në Superiore? Ne nuk diskutojmë fare për të qëndruar në Superiore, shohim për më lartë. Nuk është se u ngjitëm për të rënë”, tha Krasniqi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *