Rennes shtang PSG në javën e 9-të të kampionatit, duke fituar me rezultatin e pastër 2-0. Një gol në minutën e 45-të në pjesën e parë me anë të Laborde dhe goli i realizuar Tait menjëherë pas fillimit të pjesës së dytë i kanë mjaftuar skuadrës së Rennes të ndalë serinë e 8 fitoreve radhazi të skuadrës së drejtuae nga Pocchetino.
Në këtë ndeshje, trajneri rreshtoi skuadrën më të mirë, ku titullar ishin yjet e ekipit si Neymar, Messi, Mbappe e Donnaruma, por megjithatë lojtarët e kishin mjaft të vështirë për tu kombinuar me njëri-tjetrin. Ndërkohë Mesi vazhdon që të jetë i pafat duke u ndalur sërish nga traversa pas ekzekutimit të një goditje dënimi nga distanca e largët. Kjo ishte hera e tretë që argjentinasi ndalet në këtë mënyrë nga ekzekutime të ngjashme dhe menjëherë ka nisur “të kërcejë” në fushë duke mos i besuar syve për atë rast. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
Where was Messi Running to??? pic.twitter.com/wSLHkEtsE7
— ABOA BANKU??????? (TWO TERTY) (@Aboa_Banku1) October 3, 2021