VIDEO/ Gafa e Pepe Reinës dhe Elseid Hysaj gabon te goli i rivalëve, Lacio merr humbjen e papritur pas derbit

Totalisht për t’u harruar performanca e Lazios kundër Bolonjës, teksa kryeqytetasit humbin tre pikë mjaft të rëndësishme pas fitores në derbi me Romën. Skuadra e Maurizio Sarrit pësoi një disfatë 3-0, duke mos arritur për asnjë moment të ndryshojë rezultatin. Në minutën e 14-të Barroë shënon me një super goditje nga distanca, teksa Reina nuk bën asgjë për ta ndalur. Vetëm 3 minuta më vonë, pas një gabimi të Hysaj në mbulim, Bolonja dyfishon rezultatin me anë të Arthur Theate.

Performanca e dobët e Hysaj detyroi Sarrin ta zëvendësojë me Lazzari. Në minutën e 68-të Hickey shënon golin e tretë të takimit ku këtë herë ishte përgjegjësi e portierit Reina. Lazio e mbylli ndeshjen me 10 lojtarë, teksa Acerbi u ndëshkua me kartonin e kuq në minutën e 76-të.Totalisht e pakënaqshme ndeshja e zhvillluar nga Vedat Muriqi, i cili nuk arriti të zevendesojë në mënyrë dinjitoze Immobilen e dëmtuar. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online