VIDEO/ Nuk ishte në planet e Koeman, Suarez i shënon për herë të parë Barcelonës dhe nis menjëherë lutjet

Një vit më parë Luis Suarez do të largohej në mënyrë të papritur nga Barcelona. Ronald Koeman nuk e kishte në planet e tij dhe i komunikoi uruguajanit se duhet të gjente një tjetër skuadër. “El pistolero” do ta pranonte hapur se nuk i pëlqeu aspak mënyra se si klubi dhe trajneri u sollën me të, ndërsa sot një vitë më pas pati mundësinë e artë për tu “hakmarrë”.

Katalanasit janë në një nga periudhat më të dobëta të historisë së tyre, teksa ka hyrë në një krizë rezultatesh që pas largimit të Leo Mesit. Ekipi blaugrana ka marrë humbjen e radhës nga Atletiko Madrid në shifrat 2-0. Goli i parë erdhi nga Lemar pas një asisti të Luis Suarezit, i cili pak para përfundimit të pjesës së parë i dha “shuplakën” e dytë ish-klubit të tij.

Uruguajani nuk fal në zonë dhe i shënon për herë të parë Barcelonës, me të cilën vendos edhe një rekord duke i shënuar gol të gjitha skuadrave të La Ligas me të cilat është përballur. Menjëherë pasi tund rrjetën Suarez nis lutjet. Me sytë e kthyer nga qielli dhe me duart e vendosura në mënyrën që i ngjasojnë një lutjeje, sulmuesi zgjedh të mos shpërthejë në festë ndaj ish-klubit të tij, pavarësisht mënyrës se si e trajtuan një vit më parë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *