VIDEO/ Kamera fokuson Kristiano Ronaldon kur del nga fusha! Flet me vete dhe i nervozuar, arsyeja që ka mbërritur kaq larg

Kristiano Ronaldo e ka nisur ndeshjen e sotme nga stoli, teksa Solskjaer ka preferuar ta hedhë në fushë vetëm në 30 minutat e fundit. Ylli portugez nuk arriti të tundte rrjetën e Evertonit për ti dhënë fitoren “djajve të kuq”, të cilët u ndalën në një barazim 1-1.

Në përfundim të takimit kamerat ishin të gjitha për qendruara tek 5 herë fituesi i Topit të Artë, i cili nuk dukej aspak i kënaqur me rezultatin. Ronaldo lë fushën duke folur me vete dhe me një nervozizëm që dallohej qartë në fytyrën e tij.

Sulmuesi i Mançester Junajtidit është nga ata lojtarë që nuk i kënaq asgjë përveç fitores dhe kur nuk e arrin e bën të dallohet lehtë irritimi i tij. Egoja e Ronaldos kapërcen gjithçka dhe të kërkuarit gjithnjë e më shumë është edhe arsyeja përse portugezi ka mbërritur kaq larg në botën e futbollit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online